Akademia e klubit të futbollit Partizani ka nisur regjistrimet për sezonin e ri futbollistik. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, të kuqtë ftojnë fëmijët që duan të veshin fanelën e tyre në edicionin 2022-2023.
Bëhet fjalë për grupmoshat U-14, U-15 dhe U-17 të Kategorisë Superiore. Ata do të provohen dhe seleksionohen nga stafet teknike përkatëse. Në lajmërimin e bërë për mediet thuhej:
“Akademia e Futbollit Partizani nis regjistrimet për sezonin e ri 2022-2023. Akademia e Futbollit Partizani nis regjistrimet për grupmoshat U-14, U-15, U-17. Të gjithë të interesuarit të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e familjes së kuqe, mund të paraqiten në ambientet e kompleksit sportiv të klubit Partizani ku zhvillohen stërvitjet.
RREGJISTRIMET janë të hapura çdo ditë nga e hëna në të premte ora 16:00 deri 18:00.
Ekipi U-14 | viti 2009 Kategoria Superiore
Ekipi U-15 | viti 2008 Kategoria Superiore
Ekipi U-17 | viti 2006, 2007 Kategoria Superiore”.