Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Do të shtrihen në fushë dhe do të nxjerrin me karton të kuq NGOO-në", gazetari i njohur zbulon strategjinë e KASTRIOTIT kundër TIRANËS

Shkruar nga NEWSPORT

Këtë fundjavë, Kastrioti do të luajë në transfertë kundër Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e 34-të të Superiores. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin "Selman Stërmasi" dhe është mjaft deçizive për fatet e dy skuadrave. Nëse krutanët arrijnë të fitojnë, bardheblutë janë me një këmbë në të parën dhe e anasjella.

Barazimi i shkon më shumë për shtat Tiranës, e cila është dy pikë në renditje para krutanëve. Dhe për këtë ka shkruar gazetari i njohur, Bedri Alimehmeti, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka radhitur pesë pika, ku sipas tij krutanët do t'i tentojnë në përballjen kundër Tiranës. Në facebook, Alimehmeti shkruan:

"Z B U L O H E N
DETAJE NGA STRATEGJIA QE PO NDERTOJNE KASTRIOTET PER TRANSFERTEN E KESAJ JAVE NDAJ TIRONES

1- Të 11 lojtarët në fushë duhet të bëjnë gjithcka për t'i nervozuar, acaruar e tensionuar lojtarët e Tironës.
2- Me cdo kusht e në cdo ndëthyrje duhet ngacmuar anglezi NGO deri sa të humbë durimin e qetësinë, me qëllim që të ndëshkohet shpejt me kartona e të përjashtohet nga loja.
3-Pas cdo vendimi të gjyqtarit në dëm të Kastriotit, menjëherë pranë gjyqtarit duhet të protestojnë energjikisht 3-4 lojtarë, ndërkohë i gjithë personali i pankinës duhet të vërshojë në pistë duke ulëritur kundër vendimit të gjyqtarit. 
4-Pas më të voglit kontakt me lojtarët e Tironës, futbollistët krutanë duhet të shtrihen në fushë duke kryer xhestikulacione dhimbjeje të tmerrshme deri në përpëlitje, e ndërkohë të kërkojnë hyrjen në fushë të mjekve, të kërkojnë barrelën etj.
5-Në minutat e fundit duhet të shtrihen e të zvarritet në fushë me edhe pa top. Pra ta vonojnë lojën me cdo kusht.

KUJDES CUNAT E TIRONES!!!!
MOS BINI NE KURTHIN E TYRE!!!
KUJDES! KUJDES!
DURIM & QETËSI", përfundon ai.

Kujtojmë që ndeshja Tirana - Kastrioti  do të luhet të shtunën në orën 16:30, në stadiumin "Selman Stërmasi".

Postimi i Alimehmetit
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga