Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Do të jetë një vit me shumë arritje", Ferhan HASANI duartroket transferimin e Junior te PARTIZANI

Shkruar nga NEWSPORT


Stenio Junior u prezantua sot si futbollist i Partizanit. Ish-sulmuesi i Shkëndijës së Tetovës pritet të bëjë diferencën tek të kuqtë. Trajneri Ilir Daja ka folur me superlativa për të, megjithatë fusha e blertë do të jetë ajo që do të vendosë pikat mbi "i".

"Unë gjithmonë do t'i jem mirënjohës Zotit, për të gjitha mundësitë dhe për të gjitha sfidat që ai më ka dhënë për t'i treguar vetes sime sa i fortë jam. Le të shkojmë, por fillon një luftë dhe ne duhet të punojmë për të arritur të gjitha qëllimet tona. Mund të kemi një vit me shumë arritje", shkruan Stenio Junior në rrjetet sociale.

Ndërkohë në sy bie komenti i Ferhan Hasanit, i cili duartroket kalimin e 29-vjeçarit tek të kuqtë, ndërsa shkruan: "Urime". Kujtojmë që edhe emri i Hasanit është përfolur në kampionatin shqiptar, fillimisht për një transferim te Tirana dhe më vonë te Partizani.

Komenti i Hasanit
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga