Tirana do të luaj ditën e nesërme sfidën e radhës në kampionat ndaj Laçit. Skuadra do të drejtohet nga zv.trajneri Erion Xhafa pas pezullimit të trajnerit Mema nga Disiplina. Ditën e sotme, Xhafa ka folur për mediat lidhur me takimin ndaj Laçit.
“Çdo ndeshje për ne është si finale. Ekipi është në gjendje të mirë, skuadra është stërvitur në maksimum. Kemi lënë pas atë që ndodhi në Krujë, do të ishte fatale po të luajmë kundër Laçit me mendjen te ajo që ndodhi.”, u shpreh fillimisht Xhafa.
Mungesat e Karabecit dhe Mavejesë? “Janë lojtarë të rëndësishëm, sidomos Karabeci që ka status në ekip. Megjithatë, kemi alternativa në stol. Ndryshimet në formacion krijojnë probleme, por mendoj se kemi mundësi t’i mbulojmë”
“Nuk e mendojmë fare ndeshjen e Kupës.Ndryshoj gjithçka, edhe trajneri është i ri. Në çdo ndeshje luajmë sezonin, duhet të futemi për maksimumin”
Mungesa e Memës. “Trajneri është pranë nesh moralisht, edhe pse këto ditë ka munguar. Respekti më i madh që mund t’i bëjmë është në fushë, duke fituar dhe duke ia kushtuar familjes Mema dhe duke dhënë gjithçka nga vetja. Tirana meriton të luftojë gjithmonë për kreun, por në Europë nuk shkojmë dot me fjalë. Duhet të largohemi nga fundi, pastaj të shohim sipër gradualisht”.