Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Do të drejtojë Skënderbeun? Ish-trajneri i Flamurtarit "kapet mat" me Haris Fakiç: E kam takuar, ju tregoj ç'biseduam

Shkruar nga NEWSPORT
Do të drejtojë Skënderbeun? Ish-trajneri i Flamurtarit

Zekerija Ramadani është përfolur për t'u ulur në pankinën e Skënderbeut në sezonin e ri. Ish-trajneri i Flamurtarit ka mohuar kategorikisht një lajm të tillë duke treguar se nuk është në bisedime me asnjë skuadër.

Për infosport.mk, 41-vjeçari ka zbuluar se takohet shpesh me drejtorin e korçarëve, Haris Fakiç, por që asnjëherë nuk kanë biseduar për të marrë drejtimin e bardhekuqve.

"Sinqerisht nuk e di nga doli ky lajm. Kategorikisht demantojë një gjë të tillë. Si duket gazetarët kanë rënë pre e një takimi miqësor timin me drejtorin sportiv të Skënderbeut, Haris Fakiq, me të cilin mund të them lirisht se brenda muajit takohemi ndoshta edhe 20 herë për kafe.

Megjithatë biseda jonë ishte krejt miqësore dhe nuk ka të bëjë fare me ndonjë transferim timin eventual te skuadra korçare, ndërsa gjithashtu mund të konfirmojë se për momentin nuk jam në bisedime me asnjë skuadër", ka deklaruar ai që sezonin e shkuar arriti të fitonte titullin dhe Kupën me Feronikelin në Kosovë.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga