Partizani nuk do të ketë vetëm ekip djemsh, por edhe skuadër femrash. Ditën e sotme të kanë nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri dhe ekipi I femrave ka zbritur në fushë duke kryer stërvitjen e parë.
I pranishëm para nisjes së sezonit ka qenë edhe Genc Tomori, drejtori i akademisë I cili ka mbajtur një fjalim e më pas skuadra ka nisur stërvitjen. Në faqen zyrtare klubi ka bërë me dije se Partizani femra do të debutojë në Superligë këtë sezon dhe do të jetë një nga ekipet pretendente për titull.