Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

DJARMATI "çon" një lojtar në Kombëtare, 5 emrat e Vllaznisë që do shiten në janar: Brdaric është detajist

Shkruar nga NEWSPORT
DJARMATI "çon" një lojtar në Kombëtare, 5 emrat

Vllaznia fitoi dje 3-2 ndaj Tiranës kampione në fuqi e Shqipërisë. Padyshim vëmendja e të gjithëve dje ishte në "Loro Boriçi", me vendasit që në tre duelet e këtij sezoni kanë nëntë pikë të plota.

Në lidhje me lojtarët që mund të sjellin përfitimi me formën e tyre, në Zona Gol ka folur drejtori sportiv I Vllaznisë. Marko Djarmati ka dhënë pesë emra që janë në plane për t'u shitur, ndërsa sipas tij kapiteni Gurishta e ka merituar një ftesë në Kombëtaren shqiptare.

"Përqendrimi ishte te Tirana, por fillojmë përgatitjet për Teutën. Kur them për Teutën, them për çdo lojtar të Teutës, do i analizojmë të gjithë. Brdariç është shumë detajist dhe kërkon t'i dijë të gjitha dhe është shumë kërkues.

Sot të gjithë morën përgjigjen se ne jemi një ekip serioz. Se në çfarë vendi do renditemi, ajo është në dorën tonë. Kam besim se me paraqitjet e tij Gurishta meriton Kombëtaren.

Emrat në merkato? Vllaznia ka elementë të mirë, nëse vijojnë me këto ritme janë disa emra që do jenë në tregun e janarit. Gurishta, Marku, Isaevski, Da Silva dhe padyshim Adili po bëjnë mirë. Këta mund të sjellin të ardhura", tha mes të tjerash Djarmati.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga