Mungesa e Ditmar Bicit në përgatitoren që po zhvillon Partizani në Itali është justifikuar mbrëmjen e djeshme nga klubi, ku zëdhënësi i shtypit ka pohuar se qendërmbrojtësi shtatlartë ka disa ditë më tepër leje nga stafi.
Këto fjalë normalisht që nuk kanë qenë të rreme, por janë pohuar edhe nga futbollisti. I kontaktuar nga “newsport.al”, lojtari i cili ndodhet me pushime, ka pohuar se sot në mbrëmje do të jetë me skuadrën. “Nuk jam larguar nga Partizani, përkundrazi jam pjesë e këtij ekipi. Klubi ka pohuar se unë jam me pushime, pra që kam marrë disa ditë leje dhe kjo është e vërtetë. Unë do të kthehem te skuadra sot në mbrëmje për të vazhduar përgatitjet”.