Samuel Nikaj nuk do të jetë më trajneri i Burrelit. 43-vjeçari kishte dhënë dorëheqjen pas humbjes 1-0 nga Dinamo, ndërsa tani lajmi është bërë zyrtare nga vetë klubi i Burrelit.
Nikaj ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme dhe kjo është hera e dytë që shkodrani vendos të largohet brenda këtij sezoni, ndërsa këtë herë nuk ka më prapaktheu. Përmes një postimi në faqen zyrtare, Burreli falenderon Nikajn për atë që ka bërë për skuadrën këtë edicion edhe pse disa gjëra nuk shkuan siç duhet.
Postimi i Burrelit:
Samuel Nikaj jep dorëheqjen e parevokueshme nga klubi i Burrelit.
Falenderim dhe mirenjohje per gjithcka qe beri me kete ekip kete sezon. Edhe pse disa gjera nuk shkuan ashtu sic duhet dhe kjo jo per fajin tone,duhet te ecim perpara.
Faleminderit e suksese Samuel Nikaj!
