
Dinamo renditet në fundin e Kategorisë së Parë këtë sezon, ndërsa kampionati është ndërprerë. Megjithëse me një staf të ri drejtues, dinamovitët nuk kanë dalë dot nga kriza, teksa rrezikojnë seriozisht qëndrimin në këtë kategori.
Me futbollin e ndërprerë për shkak të Covid-19, Nëndetësja ka dashur të japë një mesazh vazhdimësie, duke postuar dy djem të vegjël që mbajnë veshur fanellën e ekipit që i ka dhënë tonin futbollit shqiptar. "Dje, sot dhe përgjithmonë", shkruhej në postimin e Bluve, që më pas u fshi çuditërsiht nga kanali zyrtar në Facebook.
Poll