Dinamo do të luajë kundër Burrelit, ndeshje e vlefshme si miqësore. Ky takim do të zhvillohet në orën 17:30. Lajmi është bërë i ditur nga klubi kryeqytetas përmes një njoftimi në kanalin zyrtar.
"Sot, testi i parë miqësor. Dinamo - Burreli, ora 17:30", shkruhej në lajmërimin e klubit dinamovit.
Trajneri Bledi Shkëmbi do të ketë mundësi të shohë gjendjen e lojtarëve që ka në dispozicion. Me interes po pritet performanca e parë e tyre, pasi grupi është i formatuar krejtësisht nga fillimi.

Poll