Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

DINAMO lë kryeqytetin, zhvendoset për fazën përgatitore

Shkruar nga NEWSPORT
DINAMO lë kryeqytetin, zhvendoset për fazën përgatitore

Dinamo ka lënë dje kryeqytetin dhe është zhvendosur në Pogradec, aty ku për 14 ditë do zhvillojë një fazë intensive përgatitore. Veç klimës së freskët dhe larg të nxehtit të Tiranës, Blutë do kenë mundësi për teste miqësore me skuadra të prefekturës së Korçës.

Trajneri Nevil Dede ka bërë një seleksionim të grupit, teksa pritet që me ekipin të bashkohen edhe blerjet e reja që klubi ka në plan. Për gati 15 ditë Dinamo është stërvitur në Tiranë, me trajnerin e ri që ka parë gjendjen e lojtarëve nën kontratë dhe atyre të afruar në provë.

Asesi ky nuk do jetë grupi i Dinamos, që pret përforcime në këtë merkato vere për të përballuar Kategorinë e Parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga