
Kategoria e Parë e futbollit do zhvillojë sot gjashtë duele në të dyja grupet. Duke nisur nga 13:30, në grupin A luhen dy sfida. Dinamo kërkon pikët e plota në shtëpi ndaj Veleçikut, ndërsa Erzeni luan me Vorën. Dinamovitët kërkojnë me çdo kusht tri pikët për kreun, teksa janë në ndjekje të Burrelit.
Për javën e 13 zhvillohen ndeshjet edhe në grupin B. Egnatia kryesuese ka një detyrë të vështirë në Vlorë, në përballje me Flamurtarin. Pogradeci pret Tomorin, ndërsa Lushnjë luan në shtëpi me Elbasanin. Ndeshje e fortë në Cërrik, me Turbinën që pret Besën.
Kategoria e Parë - java 13 - 13:30
Grupi A
Dinamo - Veleçiku
Erzeni - Vora
Grupi B
Pogradeci - Tomori
Lushnja - Elbasani
Turbina - Besa
Flamurtari - Egnatia
Poll