Klubi i Dinamo ka zhvilluar miqësoren e radhës para fillimit të kampionatit në Kategorinë e Parë. Dinamovitët janë shfaqur në formë në ndeshjen e zhvilluar ndaj Tërbunit duke e fituar ndeshjen me rezultatin 2-1.
Bëhet e ditur nga klubi se golat për Dinamon janë bërë nga Sefa dhe Ndreu. Pas fitores me Korabin, kjo është fitorja e dytë e kryeqytetasve në pak ditë.

Poll