
Sulmuesi uruguajan i Bolonjas Felipe Avenatti nuk është më në planet e skuadrës kuqeblu. Klubi italian dëshiron t'i shesë sa më shpejt duke parë që dhe ora e merkatos për futbollin italian përfundon ditën e premte. "Tuttomercatoweb" raporton se sipas gjasave 25-vjeçari Avenatti do të përfundojë në Serinë B.
Uruguajani flitej se sezonin e kaluar do të firmoste me Partizanin, pasi ishte propozuar klubit të kuq nga Luciano Moggi në atë kohë ish-drejtor i përgjithshëm i të kuqve.
Poll