Derbi nuk do të ketë vetëm në Kategorinë Superiore, por edhe në atë të Kategorisë së Parë. Ditën e shtunë do të luhet sfida e javës së 11-të mes Lushnjes dhe Apolonisë. Takim I cili do të luhet në "Roza Haxhiu" dhe pritet të ketë një numër të lartë tifozësh.
Vendasit renditet në vendin e 3-të me 19 pikë, ndërsa Apolonia në vendin e dytë me 20. Derbi Myzeqesëm pritet të dhurojë spektakël pasi të dyja skuadrat kanë si objektiv ngjitjen në Superligë sezonin e ri.
Lushnja ka njoftuar se çmimet e biletave të kësaj ndeshje do të shkojnë për banorët e prekur nga tërmeti, ndërsa Apolonia njofton se klubi ka vënë në dispozcion dy autobuza për të gjithë tifozët që dëshirojnë ta ndjekin ndeshjen nga stadiumi.


Galeria fotografike ()
Poll