Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Derbi i kryeqytetit, futbollisti i PARTIZANIT "ngacmon" TIRANËN: Po vjen ora

Shkruar nga NEWSPORT
Derbi i kryeqytetit, futbollisti i PARTIZANIT "ngacmon" TIRANËN:

Të enjten luhet derbi mes Partizanit dhe Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Një sfidë mjaft e rëndësishme për të dy ekipet që luhet edhe për prestigjin, veç rezultatit. William Cordiero Melo është një nga futbollistët që e njeh mirë portën bardheblu pasi ka shënuar dy herë në derbi.

Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon një nga golat e tij në derbi. "Po vjen ora", shkruan braziliani duke ngacmuar në këtë mënyrë bardheblutë dhe duke ndezur edhe më shumë derbin. Kujtojmë që ndeshja Partizani - Tirana do të luhet të enjten në orën 18:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga