
Partizani vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës në fundjavë ndaj Bylisit. Pas fitores së arritur ndaj Laçit, kampionët udhëtojnë drejt Ballshit ku kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv. Skuadra është plotë ndërsa Ekuban vijon përgatitjet I diferencuar.
Stërvitje veçmas grupit ka kryer edhe Esat Mala i cili vazhdon të jetë I dënuar nga klubi. Mesfushori pritet të mungojë edhe ndaj Bylisit për arsye se nuk ka pranuar rinovimin e kontratës. Në klub nuk ka ende asnjë konfirmim se çfarë do të ndodhi me Malën dhe përsa kohë do të qendrojë jashtë skuadrës.
Poll