Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Dënimi i zyrtarit dhe 1 milionë lekë gjobë, reagon ashpër klubi shqiptar ndaj Delegatit: Legen burrë, ka disa vite që raporton kundra nesh

Shkruar nga NEWSPORT

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Disiplinës për ndeshjet e luajtur në javën e kalur. Në futbollin shqiptar u luajt vetëm Kategoria e Dytë për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve. Disiplina ka vendosur të dënoi klubin e Këlcyrës me 1 milionë lekë gjobë dhe zyrtarin e saj me 9 ndeshje.

1.KF "Këlcyra", për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek. Në aplikim të Nenit 116/b të KDS, gjoba paguhet në masën 20%.

2. Zyrtari i KF "Këlcyra", Sokol Spahiu, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Lidhur me këtë dënim ka reagur edhe klubi në faqen zyrtare duke akuzuar Delegatin e ndeshjes, Tanush Latifin. Në postimin e saj Këlcyra shkruan se ky Delegat është një legen burrë dhe i bën thirrje FSHF-së të mos e dërgojë më në Këlcyrë për ndeshje.

Postimi i klubit të Këlcyrës:

Komisioni Disiplines denon ekipin e Kelcyres me 1 milion lek gjobe , Edhe zv Trainerin S.Spahiu me 9 ndjeshje pezullim . Te gjitha keto ndodhin pershkak te raportimit jo korekt ne federat nga delegati Tanush Latifi . Ky Polic Burgu , ky legen burre ka disa vjet qe raporton kundra Kelcyres , ishte po ky qe npermet denoj ekipin tone ! I bejm thirrje federates mos dergoj me te till delegat ne kelcyre se eshte i padeshiruar per gjithe qytetin .

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga