Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Dede ka zgjedhur formacionin më të mirë", Egbo analizon derbin: Cobbinah nuk kishte dëshirë të qendronte në Shqipëri, ja përse Partizani është favorit

Shkruar nga NEWSPORT
"Dede ka zgjedhur formacionin më të mirë", Egbo

Tirana-Partizani do të luhet në orën 18:00 në stadiumin "Air Albania". Derbi i kryeqytetit do të përcaktojë shumë për vazhimisinë e të dyja skuadrave. Para ndeshjes në një prononcim për "Zona Gol" ka folur edhe ish-trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo.

Formacioni i Tiranës? "Mendoj se është formacioni më I kujdeshëm dhe më e ekulibruar pasi është derbi i parë për Deden. Vendosja sot më duket tipike se çfarë pike të fortë ka Tirana e mendoj se është më i miri që Tirana ka në këto momente.

Edhe vjet në ndeshjen e parë e kishim menduar mirë formacionin pasi e stadium shumë mirë Partizanin. Janë shumë gjëra brenda në fushë dhe unë shikoj Partizanin më të avantazhuar pasi ka lojtarë që kanë luajtur sezonin e kaluar në derbi, ndërsa Tirana ka 4 lojtarë të rinjë".

 Ndryshimet në merkato? "Ngoo është larguar pasi nuk donte të qendronte, Cobbinah është shitur dhe mendoj se e mbylli ciklin e tij dhe ai nuk kishte më dëshirë të qendronte më në Shqipëri. Unë i kam thënë klubit që është koha të shitet që mos të largohet si Doka me parametra 0. Muça është larguar me bashkëpunim nga të dyja klubet. Cale dhe Çelhaka do të rikthehen, ndërsa të tjerët janë larguar me dëshirën e tyre".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga