Renato Arapi debutoi si trajner i Teutës në atë barazim 1-1 ndaj Vllaznisë. Teniku i durrsakëve ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shprehet se është gati për aventurën, e cila do i sjellë atij sfida dhe pengesat që duhen kaluar.
“Unë kam filluar një aventurë të re. Tani do kem sfida të tjera për t’u përballur, do ketë kujtime dhe pengesa të reja që duhen kaluar. Zoti e ka në dorë” – shkruan Arapi.
Teuta renditet në vendin e gjashtë të Kategorisë Superiore. “Djemtë e detit” kanë grumbulluar 14 pikë në 11 ndeshje. Sfida e radhës është ndaj Dinamos.

Poll