
Renato Arapi luajti sot për herë të parë si titullar me Bolusporin që nga momenti që u transferua nga Partizani për në Ligën e 2-të të Turqisë.
Skuadra e qendërmbrojtësit u mposht në shtëpi me rezultatin 2-0 nga Mersin, duke e shndërruar në një eksperiencë të hidhur, këtë sfidë të tij të parë si titullar.
Për Arapin, kjo ishte ndeshja e tij e dytë me Bolusporin, por e para si titullar. Ai u aktivizua në sfidën e javës së kaluar kundër Elazigspor, kur hyri në fushë në minutën e 51-të dhe ekipi i tij fitoi 2-0.
Poll