Gianni De Biasi është trajneri i ri i Azerbajxhanit. Tekniku italian ka gjetur skuadër pas afro 3 vitesh. Ndërsa suksesi i arritur me kuqezinjtë nuk do të harrohet asnjëherë në vendin tonë.
Për aventurën e re të De Biasit ka reaguar presidenti Ilir Meta. Ai i uron suksese italianit ndërsa shkruan në kanalin e tij zyrtar:
"Tani me Azerbajxhanin përveç TAP-it e shumë lidhjeve të tjera, do të kemi edhe një lidhje të re, trajnerin e ri të Kombëtares së tyre Gianni De Biasi.
U gëzova për këtë vlerësim ndaj tij dhe pata kënaqësinë t'i uroja sa më shumë suksese. Ne nuk e harrojmë kurrë Gani Abazin tonë të dashur! "

Poll