Trajneri Ilir Daja ka zhvilluar një analizë të shkurtër dje me lojtarët e tij. Numri 1 i stolit të Skënderbeut ka përfituar edhe nga fakti që skuadra dje ka qëndruar gjatë gjithë kohës e mbyllur në ambientet e hotelit në Antalia për shkak të kushteve të vështira atmosferike, për të diskutuar me të tijtë dhe për t’i motivuar ata.
“Kjo periudhë përgatitjesh është shumë e rëndësishme për vijimësinë e kampionatit. Më vjen mirë që të gjithë po e vlerësoni në maksimum.
Kërkoj që të vazhdoni me këtë ritëm. Besoj shumë se së bashku do e kthejmë Skënderbeun në vend të parë. Nuk e mertitojmë vendin e tretë”, ka thënë ndër të tjera, trajneri Ilir Daja gjatë analizës së zhvilluar me futbollistët e tij.