
Asion Daja ishte një nga lojtarët kryesor në golin e shënuar nga Ngoo. Mesfushori i Tiranës dha një krosim fantastik dhe sulmuesi Ngoo u tregua i saktë para portës. Në përfundim të pjesës së parë Daja foli për "SuperSport" dhe shprehet se Tirana do të bëjë maksimumin në pjesën e dytë për të marr fitoren.
"Po të them të drejten na penalizoi goli që në fillim, por mund ta kishim evidentuar atë krosim. Në minutat në vazhdim morëm në kontroll lojën dhe arritën të shënonin golin. Shpresojmë që ta nism dhe pjesën e dytë me gol pasi do të bëjmë maksimumin për të marr fitoren nga ky takim", përfundoi Daja.
Poll