Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Daja e do te Skënderbeu, por Takaj i bën "nder" Laçit me Fukuin

Shkruar nga NEWSPORT
Daja e do te Skënderbeu, por Takaj i bën "nder" Laçit

Dje, është zyrtarizuar kalimi i mesfushorit japonez, Masato Fukui nga Skënderbeu te Laçi. Edhe pse trajneri Ilir Daja kishte bërë plane për të, presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, ka vendosur t'i bëjë "nder" Laçit me huazimin e japonezit.

Largimi i mesfushorit nuk i ka pëlqyer trajnerit Daja, por ky ka qenë një vendim që është marrë nga presidenti i Klubit, që ka vendosur për fatin e Fukuit për pjesën e mbetur të sezonit.

Mesfushori është transferuar te kurbinasit deri në fund të sezonit. Kjo është goditja e dytë që Laçi bën në këtë merkato, pasi pak ditë më parë është zyrtarizuar dhe afrimi i mbrojtësit malazez, Blazho Rajoviç.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga