Një ditë para debutimin në krye të Skënderbeut, trajneri Ilir Daja ka folur për atë çfarë pret nga skuadra e tij në përballjen me Flamurtarin. Daja ka kërkuar pragmatizëm në këtë takim pasi rezultati është i nevojshëm duke llogaritur se loja e bukur do të vij.
“Ndeshja e radhës është gjithnjë e vështirë. Të gjitha energjitë psikofizike do t’i përqëndrojmë atje. Pritshmëria jonë është e madhe për këtë takim dhe pikërisht këtë gjë ne duhet ta kthejmë në një motivim më të madh në mënyrë që të shkojmë drejt suksesit duke luajtur mirë, por duke qënë edhe pragmatistë pasi nuk besoj se ekipi e ka formën e tij maksimale në kaq pak ditë punë. Mendoj që ndaj Flamurtarit duhet të shfaqim mentalitet fituesi nga minuta e parë deri në minutën e fundit të takimit. Por duke mos kaluar në aventurë, duke qënë të ekuilibruar për të pasur më shumë garanci. Unë mendoj gjithmonë se nëse rezultati shoqërohet me lojën e mirë është një garanci më shumë për të ardhmen. Nesër ekipi duhet të jetë pragmatist”, u shprej trajneri Daja