Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Çudi shqiptare/ Kamza "harron" ndeshjen, fierakët i presin një orë në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
Çudi shqiptare/ Kamza "harron" ndeshjen, fierakët i presin

Apolonia dhe Kamza kishin planifikuar të zhvillonin një ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri 2016-2017. Por edhe pse vetë skuadra e Kamzës e kishte kërkuar këtë test, ajo nuk është paraqitur ditën e djeshme në Fier për të luajtur ndeshjen. Lojtarët e ekipit të Apolonisë kanë pritur një orë në fushë, por skuadra e Bledar Devollit nuk është dukur gjëkundi.

Ky është një rast i paprecedentë, por megjithatë histori të çuditshme kemi hasur shpesh në futbollin shqiptar. Duhet thënë që shumë tifozë fierakë kishin qenë të pranishëm për të parë lojtarët e tyre dhe ata të ardhur në provë, por Kamza nuk ia ka dhënë mundësinë e të shijuarit të këtij takimi si tifozë.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga