
Në ceremoninë e zhvilluar sot për promovimin e librit të gazetarit Ergys Alushi kushtuar ikonës së Flamurtarit Vasil Ruci pati mungesa të rëndësishme. Skuadra e Flamurtarit dhe drejtuesit e klubit nuk qenë të pranishëm në eventin kushtuar futbollistit më të spikatur të ekipit vlonjat."
As nga radhët e krerëvë të klubit kuqezu (administratori Sinan Idrizi etj) nuk morën pjesë në këtë aktivitet.
Nuk dihet arsyeja se përse ekipi dhe drejtuesit nuk ndoqën këtë aktivitet. Ndoshta impenjimi me kampionatin, problemet e pazgjidhura financiare dhe lufta për të siguruar pjesëmarrjen në Europa League sezonin e ardhshëm, e ka bërë skuadrën dhe drejtuesit të shmangin këtë aktivitet për njërin prej lojtarëve që i dha emër të madh ekipit gjatë viteve '80-ë.