Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Cetkoviç i "frikshëm",  fantazisti tremb mesfushorët e Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Cetkoviç i "frikshëm",  fantazisti tremb

Marko Cetkoviç është lojtari që u afrua në këtë merkato dimri te Partizani. Mesfushori 30-vjeçar u zyrtarizua tek të kuqtë ditën e djeshme, ndërsa sot paradite iu bashku skuadrës në Turqi. Por, si të mos mjaftonte kjo, për fantazistin pati minuta loje edhe në fushën e blertë.

Cetkoviç debutoi me fanellën e kuqe në ndeshjen miqësore kundër Gabalës, ku Partizani fitoi me rezultatin 2-1. Lojtari nga Mali i Zi spikati në fushën e blertë dhe këtë e konfirmoi edhe Starova pas përfundimit të takimit. Në këtë mënyrë, mundësia për një vend titullari në formacionin e të kuqve është e madhe, por nuk duhet harruar konkurrenca që është mes futbollistëve.

Tashmë pritet të shihet se cili do të jetë 11-shja e Starovës në dy fazat e ardhshme. Kujtojmë që "Bobi" është shprehur që do t'i qëndrojë besnik grupit të dy fazave të para, por kjo do të shihet vetëm në vazhdim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga