
Bylis dhe Korabi do të zhvillojnë të shtunën një ndeshje miqësore, e para për të dyja ekipet në këtë periudhë përgatitjesh.
Sfida do të luhet në orën 14:00 në Pezë-Helmës. Për trajnerin Eqerem Memushaj, kjo miqësore do të jetë një provë e vlefshme për lojtarët që ka në dispozicion, por edhe për elementët e tjerë që pritet të bashkohen me ekipin e Bylist gjatë këtyre ditëve.
Ndërkohë që edhe Korabi pritet me interes se si do të paraqitet pasi ka pasur disa largime të rëndësishme si Plaku dhe Dukiç, ndërsa Vujadinoviç ende nuk është gati për shkak dëmtimi.
Poll