
Disa javë para startit të fazës së tretë të kampionatit, skuadrat shqiptare kanë nisur përgatitjet, por gjithashtu edhe merkaton. Klubi i Bylisit përmes një njoftimi në faqen zyrtare, i fton të gjithë tifozët për të dhënë mbështetjen e tyre në shkallët e stadiumit në mënyrë që të arrihet objektivi i caktuar, ngjitja në Superligë. Gjithashtu klubi mallakastriot zbulone edhe merkaton, ku thuhet që do të afrohen 4-5 lojtarë cilësorë.
"Synimi yne te mbushim stadiumin ne pjesen e mbetur te gares!!! Te gjithe bashke per Bylisin e Superliges. Javen qe vjen zyrtarizojme 4-5 afrime, lojtare cilesore dhe me eksperience...", shkruhet në njoftimin e klubit të Bylisit.
[gallery columns="1" size="full" ids="71545"]