Bylis është një nga skuadrat e Kategorisë së Parë që po lufton për të ardhur sezonin e ardhshëm në Superiore. Mallakastriotët ndodhen në vendin e dytë, 2 pikë më pak se Lushnja kryesuese. Këtë javë ballshiotët do luajnë me Shkumbinin dhe më pas ndeshjen direkte kundër Lushnjës. Një barazim kundër lagunarëve do ta rendiste skuadrën e Bylisit në vendin e dytë, që do të thotë edhe një sezon tjetër në Kategorinë e Parë. Për këtë kanë reaguar tifozët e Bylisit të cilët shkruajnë:
” Nese fitojm kete jave me shkumbinin renditemi te paret… Nese Barazojm me Lushnjen renditemi te Dytet… Ne cdo kampionat te botes Matet golavarazhi ndersa ne Shqiperi ndeshjet direkte sikur po luajme ne kupe apo ne “Fazen e Champions-League”.Nderkoh 2 vjet me pare matej Golavarazhi!!! FSHF SKANDALOZE”, shkruhej në faqen e tifozëve ballshiotë në facebook.