Bylis pret nesër në 16:00 Tiranën. Sfida e javës së 31 në Superligë është mëse e rëndësishme për dy skuadrat, që kanë objektiva të ndryshme. Pas humbjes në Korçë, Bylis kërkon autokritikën në shtëpi, teksa gara për mbijetesë është e fortë.
Për Dovedan ka dhimbje koke, teksa do ketë jashtë tre futbollistë. Kreshnik Nebihi është dëmtuar duke mbyllur sezonin, ndërsa mungojnë dhe Preka e Stojanovic. Lojtarët kanë dëmtime jo të lehta, duke iu nënshtruar një terapie intensive. Dovedan do duhet të “shpikë” mbrojtjen, me ndeshjen ndaj bardhebluve që do vendosë shumë.