Kukësi do të luajë ditën e diel një ndeshje të vështirë në transfertë ndaj Bylisit. Kryesuesit e Superligës kërkojnë me çdo kusht 3 pikët pasi një hap fals dhe një fitore e Tiranës do t’I dërgonte në vend të dytë. Në një prononcim për “RTSH Sport”, ka folur dhe drejtori sportive, Nderim Nexhipi I cili analizon skuadrën, ndërsa beson se në fund do të jenë kampion.
“Shumë më tepër na i vështirëson punën që jemi pa tifozë në ndeshjet pritës. Mendoj që të gjithë çunat dhe stafi janë të vetdisjëhm për këtë punë që po bejnë dhe e kanë menxhaur shumë mirë. Duhet të japim më shumë se 100% nga vetja jonë për të arritur objektivat”.
Rivalët për titull? “Jemi në vend të parë, por nuk përjashtoj asnjë skuadër përveç Tiranës që është një pikë larg, në garë është edhe Partizanit që është i rrezikshëm”.
Bylis? “Ndeshjen e fundit në Ballsh e kemi humbur dhe e dimë që do të jetë e vështirë pasi kanë ekip me kualitet. Është një fushë e vështirë për çdo kundërsthar. Do të shkojmë për 3 pikër dhe shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv”.
Merkato? “Pas largmit të Dakut na u krijuar një boshllëk dhe afruam Cooper që do të sjelli më shumë konkurrencë në ekip. Çema me Cooper do të jenë alternativa e Shkurtajt në sulm”.
Pas ndeshjes me Partizanit deshëm që lojtarët të kenë qetësinë e tyre sepse na pret një kampionat I vështirë. Duhet të qendrojmë me këmbë në tokë. Unë shpresoj dhe mendoj se Kukësi do të jetë fituesi I kampionatit sivjet”, u shpreh Nexhipi.