Lajme të mira për Kukësin. Ditën e sotme në stërvitje janë bashkuar edhe 5 lojtarët e tjerë që ishin në karantinë.
Kapiteni Musolli, Et’hemi, Maliqi, Gavazaj dhe portieri Avdyli janë vënën nën urdhërat e trajnerit Shehi dhe kanë filluar stërvitjen me grupin.
Mungesa e vetme është ajo e mesfushorit Vesel Limaj që ndodhet ende në Gjermani. Lojtari pritet të rikthehet në fund të muajit, ashtu siç konfirmoi edhe drejtori sportiv, Nderim Nexhipi ditën e sotme.
Sfida e parë për Kukësin me rikthimin e kampionatit do të jetë ndaj Luftëtarit më datë 3 qershor, ndërsa pritet drita jeshile nga Qeveria.

Poll