
Teuta përballet nesër me Bylisin në orën 18.00 në shtëpi, në kuadër të Kategorisë Superiore. Ekipi ka zhvilluar stërvitjen e fundit në prag të këtij 90 minutëshi, me gjendjen fizike të lojtarëve që është e mirë. Rikthehet Blagoja Todorovski, me lojtarin që shlyen kështu pezullimin 1 javor për shkak kartonash. Ai është një element i rëndësishëm për durrsakët, sidomos në një fazë të tillë.
Teuta renditet në vendin e katërt me 20 pikë. Synimi është titulli kampion, me lojtarët që janë mjaft cilësor.
Poll