Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Buja e madhe për "transferimin" e Bruno TELUSHIT, media qipriote: Ashtu u interesoi gazetarëve shqiptarë, vetëm kolegët e Newsport.al e kuptuan

Shkruar nga NEWSPORT

Në fund të muajit qershor mori dhenë lajmi që për Bruno Telushin kishte interes klubi i Anorthosios, madje sipas medieve në vendin tonë, kishin nisur bisedimet. Të gjithë i referoheshin "kerkida.net", ndërsa në fakt e vërteta ishte ndryshe.

Që në atë kohë, Newsport.al bëri me dije se ishte një lëmsh mediatik dhe nuk kishte asgjë aktuale. Pikërisht këtë detaj e ka kapur edhe media qipriote që përmes një shkrimi bën me dije që disa medie në vendin tonë e morën lajmin si aktual.

"Emri i Anorthosis, faqja jonë në internet www.kerkida.net dhe futbollisti Bruno Telushi janë përmendur së fundmi në mediet shqiptar. Përmendim kronologjinë sepse ka rëndësi. Kolegë shqiptarë, në disa faqe interneti përfshinë lajmet e vitit 2016-të për sot. Publikimi i lajmit në uebin tonë në vitin 2016-të tregoi për interesin e "Zonjës" në mediet shqiptare kur Telushi ishte pjesë e Flamurtarit të Vlorës, diçka që mediet e vendit të Ballkanit e treguan si lajm të freskët.

Zhurima ishte logjike të ndalohej pas disa orësh kur disa kolegë kuptuan se ishte një gabim tërheqës. Newsport.al satirizoi gabimin duke thënë: "Rritja e temperaturës ka rritur edhe fantazinë e medias për transferimet e lojtarëve shqiptarë jashtë vendit", shkruhej në Kerkida.net.

Faksimile e lajmit për Telushin
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga