Alban Bruka, trajneri i Besëlidhjes, pas ndeshjes me Kamzën u shpreh i kënaqur me atë që dha skuadra e tij në fushën e lojës, ndërkohë që theksoi se arbitrimi ishte i njëanshëm.
“Ishim përgatitur për ta marrë ndeshjen. Jam i kënaqur me çunat, dhanë maksimumin. Jam i impenjuar me arbitrimin, sepse sot në vend që të ishte një arbitrim i drejtë, ishte totalisht i njëanshëm për ekipin e Kamzës. Kam kontestime e mia për një penallti në pjesën e dytë. Do shoh pamjet e moviolës”.
Më tej Bruka pranoi se skuadra ka nevojë për më shumë cilësi për t’u ngjitur në Superiore, si dhe i uroi suksese Kamzës.
“Ekipi ka nevojë për pak freskim, për lojtarë më cilësorë. Minutat po shkonin dhe në pankinë lojtarët që më interesonin për vijën e parë, pasi na duhej fitorja, nuk i kishim të disponueshëm për të qenë më efektivë se ata që ishin në lojë. Gjithsesi dua t’i uroj suksese Kamzës”, përfundoi ai.