
Milani nuk po kalon aspak një momet të mirë këtë sezon. Mbrëmjen e djeshme, ekipi kuqezi u mposht nga Lazio në shtëpi me rezultatin 2-1 dhe tashmë pozicionohet në vendin e 9-të të Serie A.
Fanellat me të cilat luajti dje ekipi i Conceicao, ishin një dizanj i kuq dhe jeshil tek pjesa e poshtme. Kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak ish-sulmuesit të Milanit, Paolo Di Canios.
Këtë gjë e ka thënë hapur në një intervistë për “SkySport”. “Duke menduar situatën aktuale të klubit, a duhet të flasim për uniformën e Milanit? Nga barku e lart si fanella e Belgjikës, nga barku e poshtë si fanella e Portugalisë.
Çfarë dreqin është kjo? Ju jeni duke luajtur në shtëpi, ku janë fanellat kuqezi? Unë e kuptoj marketingun, por ka momente të tjera për të menduar më parë”, shprehet ish-sulmuesi i Milanit.