
Cristiano Ronaldo duket se po kalon një rini të dytë me ekipin e kombëtares portugeze. Në seancat stërvitore para sfidës me Poloninëqë luhet në transfertë të dielën, portugezi është parë i kënaqur me shokët e ekipit çka sjellë një atmosferë pozitive në grup pasa atij zhgënjimi në europian.
Portugalia vjen shumë e motivuar në këtë sfidë pas 2 fitoreve radhazi kundër Skocisë dhe Kroacisë, dy rival të denjë dhe që të hapin shumë telashe. Kombëtarja luzitane mban kështu vendin e parë dhe do të kërkojë të ngel pa humbje në serinë e ndeshjeve të tetorit.
“Ylli” i luzitanëve pas golit “ikonik” ndaj skocezëve kërkon të ruajë vrullin e golave në Nations league dhe të udhëheq Portugalinë drejt botërorit nëpërmjet biletës së kompeticionit europian të kombeve.