Ukraina dhe Republika Çeke kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për raundin e 4-të të Nations League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Tarczynski Arena” në Poloni, përfundoi në “paqe” 1-1.
Çekët ishin ata që kaluan të parët në avantazh që në minutën e 18-të të sfidës. Cerv ishte protagonisti, i cili shënoi golin e parë të sfidës. Në fundin e pjesës së parë, Çekisë iu anullua një gol i shënuar nga Vitik për pozicion të parregullt.
Me nisjen e pjesës së dytë Ukraina u bë më kërkuese. Ata gjetën golin në minutën e 53-të duke rikthyer baraspeshën në këtë sfidë. Ishte bomberi i Romës, Dovbyk, i cili ktheu në gol një penallti.
Me këtë barazim Çekia shkon në kuotën e 7 pikë dhe në vendin e parë në Grupin 1, duke lënë pas Gjeorgjinë dhe Shqipërinë me nga 6 pikë. Në krahun tjetër, Ukraina mbetet e fundit me 4 pikë të grumbulluara.
Goli i Çekisë Goli i Ukrainës