
Sot në fushë zbresin emra të mëdhenj të futbollit europian. Natyrisht në syrin e shqiptarëve anembanë botës spikat sfida e Kosovës.
“Dardanët” pas asaj rrëmuje në rumani kërkojnë 3 pikët jetike për grupin e Nations Leaguekundër Lituanisë. Me formën aktuale, nivelin e kundërshtarëve dhe praninë e tifozerisë së “Fadil Vokrri” suksesi është i arritshëm.
Kundërshtarët e Kosovës përballen me njeri-tjetrin, ku parashikohet një fitore bindëse e Rumanisë ndaj Qipros, duke parë nivelin aktual të ishullorëve.
Serbët përsërin një nga ndeshjet e grupit të Europianit, ku përballë kanë danezët e fuqishëm. Zvicra e Xhakës luan një super përballjeme fituesen në fuqi të Euro 2024, Spanjën. Është një nga supersfidat e mbrëmjes.
CR7 vihet në arenë me kombëtaren kroate të Luka Modric, ndërsa Polonia e Leëas dylufton me skocezët.
SFIDAT E SOTME:
KROACIA-PORTUGALIA
POLONIA-SKOCIA
SERBIA-DANIMARKA
SPANJA-ZVICRA
RUMANIA-QIPRO
KOSOVA-LITUAMIA
BULLGARIA-BJELLORUSIA
LUKSEMBURGU-IRLANDA E VERIUT