Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

U mposhtën nga Shqipëria, trajneri i Gjeorgjisë krenar: Ne kontrolluam topin dhe patëm më shumë raste

Shkruar nga NEWSPORT
U mposhtën nga Shqipëria, trajneri i Gjeorgjisë krenar: Ne
Willy Sagnol

Kombëtarja shqiptare ka reaguar pas humbjes ndaj Republikës Çeke në Pragë dy ditë më parë. Kuqezinjtë kanë marrë një fitore mjaft të rëndësishme në transfertën e Gjeorgjisë. Sfida e zhvilluar në Tbilisi, përfundoi 0-1 në favor të Shqipërisë. Pas kësaj sfide ka folur trajneri humbës, Willy Sagnol.

Tekniku u Gjeorgjisë thotë humbja mund të ketë ardhur për shkak të vendimeve të gabuara. Ndër të tjera shprehet se sot kishin një skuadër sulmuese sepse sipas tij e dinte që Shqipëria do të luante në mbrojtje. Më tej, Sagnol thotë se duhet të mësojnë nga kjo disfatë.

“Ndonjëherë pas një disfate, ne duam të shikojmë gjithçka negativisht. Megjithatë, ne kontrolluam topin dhe patëm më shumë raste për të shënuar. Arsyeja e humbjes ndoshta është se kemi marrë vendime të gabuara në zonën e rreptësisë.

Sot vendosëm një formacion shumë sulmues, sepse e dinim që Shqipëria do të luante në mbrojtje. Lojtarët nuk e interpretuan keq taktikën e re. Por ne nuk arritëm të përfitojmë nga rastet dhe pa këtë, është e pamundur të arrijmë rezultat.

Shpresojmë se do të mësojmë shumë nga kjo humbje. Por ishte një dështim shumë zhgënjyes. Por të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, cikli kualifikues për Kampionatin Botëror është përpara. Në varësi të situatës dhe kundërshtarit, duhet të kemi gjithmonë opsione të tjera taktike. Ne mund të përdorim këtë ose taktika të tjera në të ardhmen.

Mendoj se kam vendosur formacionin më të mirë në fushë. Në stol kemi më pak lojtarë me potencial sulmues. Kjo nuk është një kritikë ndaj tyre. Ne nuk kemi një lojtar tjetër të ngjashëm në pozicionin e Koçorashvilit dhe duhet të përshtatemi me këtë. Për këtë arsye, ne do të përdorim taktika dhe lojtarë të ndryshëm.

Sa për Mikautadze, nuk mund të them shumë për të. Ne duhet ta mbështesim atë. Por në ndeshjet e fundit të kombëtares u duk se nuk ishte në formë, kështu duket se është edhe në karrierën e tij në klub. Megjithatë, shpresojmë se situata do të ndryshojë”, u shpreh Sagnol.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga