Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

Spalletti implementon planin anti-Belgjikë, risi dhe rikthime tek "Azzurrët"

Shkruar nga NEWSPORT
Spalletti implementon planin anti-Belgjikë, risi dhe rikthime tek
Italia

Italia ka një ndeshje që pritet të jetë e luftuar kundër Belgjikës. “Azzurrët” të kënaqur mbeten dhe me një pikë, edhe pse Spalletti në konferencë tha se italianët hyjnë në fushë vetëm për fitoren e asgjë tjetër.

Pikërisht plani për të marrë 3 pikët ka filluar të implementohet nga tekniku italian. Formacioni i mundshëm i bluve shikon disa risi dhe njëkohësisht rikthime. Talenti Rovella pritet të zëvendësoj Riçin, i cili është i dëmtuar.

All - Paragraf - 3

I dëmtuar është po ashtu Calafiori i Arsenalit, një lojtar kyç aty mbrapa. Ai pritet t’i lërë vendin e titullarit Buongiorno-s i cili po kalon një periudhë stabël tek Napoli, ku ka fituar besimin e Conte-s.

I rikthyeri i madh në formacion pritet të jetë lojtari zikaltër Niçolo Barella. Intersiti do të marrë përsipër çelsat e mesfushës, ku udhëzimet janë të qarta për një lojë sulmuese. Mbetet për t’u parë nëse këto ndryshime do të sjellin harmoni në modulin e 4 herë kampionëve të Botës.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7