
Lajme të këqija për Kombëtaren e Italisë në prag të sfidës së madhe ndaj Gjermanisë në çerekfinalen e parë të Nations League. Mateo Retegui është dëmtuar dhe nuk do të jetë i disponueshëm për “azzurrët”.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Kombëtarja italiane në faqen e tyre zyrtare. Sulmuesi i Atalantës i është nënshtruar testeve mjekësore ditën e sotme dhe ka patur probleme në kofshën e djathtë.
Kjo ka bërë që Retegui t’i bëjë pas ndeshjes së rëndësishme me Gjermaninë. Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti nuk do të thërrasë asnjë të zëvendësojë 25-vjeçarin, por do të mbajë në sulm Moise Keanin për të dyja takimet.
Një minus i madh ky për Italinë që humbet një sulmues të mirfilltë si Retegui, i cili këtë sezon ka arritur të shënojë 22 gola në 27 paraqitje në Serie A.