Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

Rikthehet optimist në kombëtare, ish "ylli" i Milanit: E meritojmë kreun e grupit

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthehet optimist në kombëtare, ish "ylli" i Milanit: E
Italia

Sandro Tonali është rikthyer pas një pauze të gjatë me kombëtaren italiane. Ai luajti në sfidën e mbrëmshme në Nations League kundër Belgjikës. Italiani u përzgjodh si titullar nga ana e trajnerit Luciano Spaletti.

Mesfushori i Newcastle u aktivizua për rreth 80 minuta, një minutazh i kënaqshëm duker parë kohën e gjatë jashtë kombëtares, ku ai mungoi edhe në turneun europian të kësaj vere. Mesfushori italian u ndërrua nga talenti Niçolo Pisilli që po spikat këtë sezon me Romën aq sa ka merituar dhe thirrjen tek “Azzurrët”.

Tonali ka dhënë një intervistë të shkurtër fill pas përfundimit të takimit Itali-Belgjikë në barazim: “Le të shohim anën pozitive pas kësaj ndeshje. Jemi të parët në grup dhe kemi treguar se e meritojmë këtë vend. Nuk është fundi i botës një barazim kundër Belgjikës që është një skuadër shumë e fortë. Çdo thirrje në kombëtare është një nder për mua. Edhe pse nuk ishte hera e parë që luaja në Romë me kombëtaren, prapë çdo sfidë me fanelën bardheblu të emocion po njësoj. Është thjeshtë një krenari”.

Ish-milanisti po jep shenja të mira pas rikthimit ku direkt ka zënë vendin e titullarit si në kombëtare, edhe në ekipin anglez.

Renditja aktuale e Italisë: 

Rikthehet optimist në kombëtare, ish "ylli" i Milanit: E
Klasifikimi i Italisë në Nations League

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga