Ukraina dhe Shqipëria do të përballën ditën e shtunë mes tyre, sfidë e vlefshme për Nations League dhe që do të startojë në orën 20:45. Një duel shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë, të cilët në transfertë do të synojnë fitoren për të nisur me këmbën e mbarë këtë rrugëtim në Nations League.
Kështu kur jemi vetëm dy ditë para këtij dueli, bastet kanë thënë fjalën e tyre. Kuqezinjtë në këtë përballje nuk shihen si favoritë, pasi fitorja e tyre kuotohet me 4.65.
Ndërkohë triumfi i Ukrainës vlerësohet me 1.75, ndërsa barazimi kuotohet me 3.55. Sylvinho dhe “djemtë” e tij pavarësisht gjithçkaje do të hyjnë në fushë për fitoren.
Poll