Gjeorgjia pëson “shuplakë” të rëndë! Kështu e ka cilësuar transmetuesi shtetëror gjeorgjian humbjen e kombit të tyre përballë Shqipërisë. Pikërisht ky stacion i quajtur First Channel TV ka transmetuar ditën e djeshme ndeshjen ndërmjet dy kombëtareve në kanalin e dedikuar sportiv.
Kjo media gjeorgjiane shprehet se skuadra nuk duhet të kishte humbur dhe se tani skuadra e Ëilly Sagnol ka pikë të barabarta me Çekinë dhe Shqipërinë. Të tre ekipet kombëtare kanë nga 6 pikë, por megjithatë fal golavarazhit Gjeorgjia akoma mban vendin e parë në grup. Barazimi midis ukranës dhe çekëve duket se u ka pëlqyëer gazetarëve gjeorgjianë të cilët e shikojnë këtë rezultat si një mos shkëputje të skuadrës së Soucek. Çekia në rast fitoreje do të mbante e vetme kreun me 9 pikë dhe me vetëm një humbje, ndryshe nga kaukazët që kanë dy të tilla dhe të dyja në tetor.
Gazetarët sportiv në Tbilisi e panë në analizat e tyre muajin tetor si një muaj “makthi”, që solli çekuilibra në rezultate dhe përmbysje hierarkish në grup. Gjeorgjia ndeshjen e radhës e luan në datën 16 nëntor, në impiantin modern të Batumit ku luan ndeshjet Dinamo Batumi. Ata presin një “hakmarrje’ në tokën e tyre për atë humbje në Poloni ndeshjen e kaluar para asaj me shqipërinë.