Italia ndeshet me Belgjikën dhe Francën në kuadër të Nations League dhe sigurisht janë 2 sfida tejet të vështira. Spalletti ka folur në prag të takimeve të këtij muaj në konferencën për shtyp.
Luciano Spalletti thekson rendësinë e këtyre sfidave pasi me 1 pikë Italia cekë çerekfinalet. Ndeshjet janë të vështira ka shtuar ai, mirëpo Kean dhe Retegui janë në super formë edhe kjo gëzon teknikun italian.
“Kean pasqyron rritjen e grupit. Di Lorenzo ka aftësi të shkëlqyera dhe nga na njerëzore. Retegui është pperfekt në zonën e rreptësisë. Kean vrapon shumë e ndaj bëhet e lehtë të thuash se të dy mund të kombinohen në lojë.
Duhet 1 pikë në 2 sfida, mirëpo ne nuk hyjmë me atë mendim. Ndeshjet janë të vështira. Ne luajmë për fitore dhe jo vetëm për një barazim. Duhet të luftojmë.
Në Europian kemi krijuar më shumë vetëm ndaj Shqipërisë, tani po krijojmë më shumë se çdo kundërshtarë. Lojtarët janë të qartë për këtë indeks. Risulmet dhe pushtimi i topit janë trefishuar ndaj ka ndryshuar fytyra e Itallisë.”, u shpreh tekniku i “Azzurrëve”.